Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pacolli kandidat i AKR-së për kryetar të Prishtinës

Behgjet Pacolli ka vendosur të mos i përgjigjet pozitivisht kërkesës së anëtarësisë së partisë së tij që e donte atë kandidat për kryetar të Prishtinës.

Por, një tjetër anëtar i familjes Pacoll do t’i hyjë garës për të parin e kryeqytetit si kandidat i AKR-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lajmin për Koha.net e ka konfirmuar nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri.

Bahtiri ka thënë se përfundimisht kandidat për kryetar të kryeqytetit do të jetë Selim Pacolli.

“Selim Pacolli e ka përkrahjen tonë të plotë”, ka thënë ai për Koha.net.

Ky vendim u mor sot pasi kryesia e AKR-së ka mbajtur një takim.

Kujtojmë se Kryetari i Kuvendit të AKR-së, Fatmir Matoshi, para disa ditësh ka thënë në Interaktiv të KTV-së se kërkesat për Behgjet Pacollin si kandidat për kryetar të Prishtinës kanë qenë të shumta.

“Ka pasë kërkesa të shumta për Pacollin të jetë kandidat për kryetar, madje të shumta kanë qenë edhe nga qytetarët e Prishtinës, por nuk besoj se do të kandidojë, ai është president i Partisë dhe kësaj here do të përkushtohet më shumë në nivel qendror”, kishte thënë Matoshi.

Kandidatët për Prishtinë janë Shpend Ahmeti nga Vetëvendosje, Arban Abrashi nga LDK, Lirak Çelaj nga PDK, Arbër Vllahiu nga AAK, Shyqeri Bytyqi nga NISMA dhe Rifat Deri nga Alternativa.