Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, deklaroi se të gjithë kamionët me targa serbe nuk do të mund të futen në territorin e Kosovës, në një kohë të periudhë të përkohshme, si masë e sigurisë pas kidnapimit të tre zyrtarëve policorë.
Ajo deklaroi të mërkurën në Interaktiv të KTV-së se kjo masë nënkupton që “kamionët që mund të rrezikojnë sigurinë të ndalohen përkohësisht”. Mirëpo, kështu nuk ishte shprehur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, që tha gjatë ditës se kamionët me mallra serbe nuk do të mund të futen në Kosovë.
“Ka keqkuptim apo keqshpërndarje të informatave, ajo që mund të themi është që është marrë vendim për çështje të sigurisë... Masë e përkohshme që nënkupton që kamionët që mund të rrezikojnë sigurinë të ndalohen përkohësisht. Çdo kamionë që futet do të kontrollohet deri në detaje. Tani për tani e kemi informatën që në një kohë të caktuar nuk do të lejohet hyrja e kamionëve, por s’ka të bëjë me ndalimin e qarkullimit të mallrave, por për çështje të sigurisë, derisa të merren masa të tjera. Për kamionët ka nisur të zbatohet, për vetura s’ka ndalesë. Kjo është masë vetëm të parandalojnë incidentet që mund të ndodhin, për çështje të sigurisë së shtetit, nga rekomandimet e sigurisë”, tha ajo.
Deputetja e partisë në pushtet ka deklaruar se kidnapimi i policëve është shkelje e rëndë e marrëdhënieve ndërkombëtare, që siç tha ajo, Kosova s’mund të ketë besim në shtetin serb. Ajo theksoi se është e sigurt që zyrtarët policorë ishin brenda territorit të Kosovës në kohën kur u rrëmbyen nga forcat serbe
“Prej të dhënave që i kemi, konstatohet se forcat serbe kanë hyrë brenda territorit...Hetimet po bëhen që të kemi të qartë se ku ka ndodhur dhe ku ndodhen policët. Jemi të sigurt që kanë qenë brenda territorit të Kosovës. Bandat kriminale që po operojnë në veri janë të lidhura ngushtë me pushtetin në Serbi...Kjo tregon shumë për Serbinë dhe për mënyrën si operon Serbia me kriminelët serbë...Iu kemi bërë thirrje institucioneve ndërkombëtare që t’i kërkojnë Serbisë t’i kthejnë policët në vend. Ne po luftojmë krimin, Serbia po i arreston policët”, theksoi ajo.
Edhe
Sveçla: Mallrat serbe nuk mund të hyjnë në Kosovë
Pacolli u shpreh se nëse Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), nuk është në pjesën veriore për t’i mbrojtur kufijtë, çka mund të pritet nga KFOR-i, ndërsa shtoi se duhet apeluar ndërkombëtarëve që t’i kenë më të qarta kërkesat ndaj Serbisë.
“Reagimi i BE-së është shumë i butë në raport me Serbinë. Shteti i Kosovës po bën çdo përpjekje për të hetuar çka ka ndodhur dhe t’i hetojë kufijtë e të qëndrojë e informuar për rreziqet që mund t’i bëhen ditëve në vijim. Shteti i Kosovës të jetë i gatshëm të reagojë kur cenohet siguria e shtetit tonë. Do të ketë diskutime edhe me përfaqësuesit e KFOR-it dhe të kuptohet saktë ku ka qenë KFOR-i në ato momente”.
-
KFOR-i po përpiqet të marrë informacione nga Serbia për tre policët e kidnapuar
-
Policia parandalon në veri një rast të kontrabandës me mallra e një të kalimit ilegal të kufirit
-
Mërgimtarët panë autokolona të ushtrisë serbe afër Kosovës
-
Sveçla: Të gjithë të dyshuarit për sulme ndaj KFOR-it do t’i sjellim para drejtësisë