Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pacolli: I padrejtë kushti i BE-së për demarkacionin

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka takuar sot në Prishtinë ish-kryeministrin e Suedisë, aktualisht bashkëkryesues i Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë (ECFR), Carl Bildt dhe ekipin e tij, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Pacolli ka thënë se miratimi i demarkacionit do të hapte një faqe të re për Kosovën, transmeton Koha.net.

“Miratimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi do të hapë një faqe të re për Kosovën dhe të gjithë qytetarët e saj dhe vendi ynë nuk do të mbetet më një vrimë e zezë në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Pacolli.

Pacolli e quan të padrejtë kushtin që Bashkimi Evropian i ka vënë Kosovës për liberalizimin e vizave.

“Vërtetë, ka qenë e padrejtë, që Bashkimi Evropian i vuri kusht Kosovës ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi për liberalizimin e vizave. Sot, ekzistojnë shumë vende të tjera në Evropë dhe madje, që e gëzojnë këtë të drejtë e që kanë probleme të tilla ende të pazgjidhura të kufijve shtetëror. Qytetarët e Kosovës, në veçanti të rinjtë, që përbëjnë shumicën e popullsisë këtu nuk është dashur të ndihen të izoluar dhe të pabarabartë në raport me bashkëmoshatarët e tyre në vendet tjera mbi parimin themelor të së drejtës për lëvizje të lirë të qytetarëve. Megjithëkëtë, miratimi i kësaj Marrëveshje, që unë shpresoj që do të ndodh shpejtë do të hap shumë mundësi të reja për qytetarët tanë”, ka thënë Pacolli.

Edhe Pacolli i përgjigjet Daçiqit që u ankua se pse duhet konsideruar gjykimi i Kosovës në procesin e integrimit të Serbisë në BE Arbëri Pacolli i përgjigjet Daçiqit që u ankua se pse duhet konsideruar gjykimi i Kosovës në procesin e integrimit të Serbisë në BE

Në kuadër të këtij takimi të dy bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer pikëpamjet e tyre në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë, Ballkanin Perëndimor, procesin dhe përshpejtimin e integrimit të këtyre vendeve brenda BE-së dhe NATO-s, trendët e zhvillimit ekonomik, bashkëpunimin fqinjësor, rajonal si dhe atë ndërkombëtar.

Nga ana e tij, ish-kryeministri i Suedisë, Carl Bildt, i cili ndryshe vlerësohet si një njohës i thellë i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor ka shprehur gatishmërinë e tij personale dhe atë nga Institucioni që bashkëdrejton për bashkëpunim dhe përkrahje në çështjet, që do të mund të konsideroheshin me interes të dyanshëm.