Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

BE nuk e heq kushtin e demarkacionit për liberalizim të vizave

Demarkacioni me Malin e Zi, sikurse dhe luftimi i korrupsionit, janë dy kushte të panegociueshme për Brukselin dhe vetëm pas plotësimit të këtyre kushteve Kosova mund t`i japë fund izolimit dhe të lëvizë pa viza.

Këtë qëndrim rreth vizave, evropianët ia ritheksuan mbrëmë ministres së Integrimit, Dhurata Hoxha, përcjell televizioni publik.

Pacolli: Nëse nuk gjejmë dëshmi për demarkacionin kthehemi te marrëveshja e parë

Të mërkurën, diplomati Christian Danielsson, gjatë qëndrimit në Prishtinë, ka thënë se qëndrimi i BE-së për demarkacionin është i prerë. Kjo iu kërkua edhe presidentit Hashim Thaçi gjatë vizitës në SHBA.