Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka mirëpritur rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, që u publikua sot nga Komisioni Evropian.
“Njoftimi i sotëm nga Komisioni Evropian për rekomandimin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës është një moment i rëndësishëm historik, i cili e bën Bashkimin Evropian të prekshëm për qytetarët e Kosovës. Ky hap drejt liberalizimit të vizave është një test për lidershipin e BE-së në rajon dhe një angazhim për të ardhmen evropiane të Kosovës”, ka thënë Pacolli, njofton MPJ.
Artikuj të ngjashëm
-
Borrell: Liberalizmi i vizave për Kosovën i sjell përfitime edhe BE-së
-
Kurti i merr meritat për liberalizim vizash
-
Pacolli nuk premton datë të liberalizimit
-
Pacolli pret që udhëheqja e re e BE-së të marrë vendim për vizat për Kosovën
-
Pacolli: Liberalizimi i vizave ndodh brenda këtij viti, nuk ka asnjë tërheqje të njohjeve