Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, është shprehur pesimist sa i përket mundësisë që liberalizimi i vizave të ndodhë sivjet.
Në një konferencë për media, të mbajtur me rastin e marrjes së kryesimit të SEECP-së nga ana e Kosovës, Pacolli ka thënë se me dëshirë do të thoshte që liberalizimi do të ndodhte qysh nesër, por siç tha ai, “nuk mund të premtojë asgjë”.
As pas insistimit të gazetarëve për të dhënë një afat kohor, i pari i MPJ-së, nuk ka thënë se kur do të jepet drita e gjelbër që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm në zonën Schengen, transmeton KSP.
“Mos më bëni të premtoj asgjë. Unë me vullnet do t’iu thosha ‘nesër’. Por, nuk mundem t’iu them. Jemi duke punuar, jemi në rrugë të mirë për këtë”, tha ai.
-
Sveçla optimist për liberalizimin e vizave: Perspektiva është e mirë
-
Pacolli thotë se në muajt e ardhshëm do të ndodhë liberalizimi i vizave
-
S’ka liberalizim vizash as këtë vit, kritikohen institucionet për procesin e lobimit
-
Pacolli 2019-n e quan vit të liberalizimit, deri tash thotë s’ka tërheqje njohjesh
-
Pacolli: Liberalizimi i vizave ndodh brenda këtij viti, nuk ka asnjë tërheqje të njohjeve