Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Borrell: Liberalizmi i vizave për Kosovën i sjell përfitime edhe BE-së

Josep Borrell

Josep Borrell

Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, e ka quajtur vendim historik liberalizmin e vizave për Kosovën.

Ai në një postim në X ka shkruar se hyrja në fuqi e këtij vendimi, përveç Kosovës, përfitime i sjell edhe Bashkimit Evropian.

“Hyn në fuqi një vendim historik i BE-së. Qytetarët e Kosovës nga sot mund të udhëtojnë në BE pa viza. Kjo sjell përfitime të rëndësishme si për Kosovën ashtu edhe për BE-në. I gjithë Ballkani Perëndimor tashmë është i lidhur me zonën Shengen përmes liberalizimit të vizave”, ka shkruar ai në X.