Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, edhe një herë theksoi faktin se perspektiva e Kosovës nëse nuk miraton Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, është shumë e zymtë.
Pacolli tha se demarkacioni me Malin e Zi është kryetema e çdo takimi që ai po i realizon jashtë vendit.
“Kërkesa e miqve tanë është e qartë, kryeni demarkacionin dhe u hapet perspektiva evropiane edhe për liberalizim vizash. Duhet ta kryejmë këtë proces në mënyrë që të mos mbetemi të bllokuar”, tha Pacolli për televizionin publik.
Kreu i diplomacisë kosovare dha paralajmërime skeptike për të ardhmen e shtetit të Kosovës nëse vazhdojnë të zvarriten temat e mëdha.
“Më është thënë prej njerëzve kyç me vite e vite që kanë mbështet shtetndërtimin e Kosovës por unë mbetem pa fjalë duke më pyetur se a e ke biseduar këtë me Haradinajn, unë mbetem pafjalë dhe them se unë përçoj politikën e Haradinajt, sepse është edhe detyrë e imja”, tha Pacolli.
Edhe
Pacolli: Demarkacioni pothuajse çështje e mbyllur
Ai shton se nuk ka vend që nuk e përçon mesazhin e Haradinaj, se është konstruktiv, se qytetarët e Kosovës duhet ta dinë se çfarë ka ndodhë.
“Unë përfaqësoj e implementoj atë që thotë qeveria e Kosovës dhe ne si Aleancë e mbështesim”, tha Pacolli.