Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, shprehu sot besimin e tij për një njohje të shpejtë nga Spanja të pavarësisë dhe përsëriti se rasti i Kosovës nuk është “i krahasueshëm” me situatën në Katalunja, njofton kumtesa nga MPJ, transmeton Koha.net .
Në një intervistë për EFE-n, me rastin e dhjetëvjetorit të shpalljes së Pavarësisë nga Serbia, Pacolli nënvizoi se “ajo çfarë ndodh në Kosovë nuk është e krahasueshme me atë që ndodh në Spanjë-është tërësisht e ndryshme”.
“Besojmë se Spanja do të dijë ta zgjidhë këtë problem shpejt”, tha ministri, duke shtuar se “askujt në Kosovë nuk i shkon mendja ta krahasojë situatën e Spanjës ose atë të Katalunjës; nuk mund të krahasohet me Kosovën-janë dy çështje të ndryshme”.
“Edhe pse dikush mendon se Spanja është kundër Kosovës, ne e konsiderojmë Spanjën si vend mik i Kosovës”, nënvizoi ai.
“Dhe besoj që do të ndodhë (njohja e pavarësisë), nëse jo sot, nesër, pasi që Kosova nuk ka bërë asgjë kundër Spanjës, në mënyrë që ajo, të themi- në thonjëza- ta urrejë Kosovën”, qartësoi ai.
“Askush në Kosovë nuk mundet ta kuptojë pse Spanja e kundërshton pavarësinë tonë”, tha ai
-
Kurti për “El Pais”: Spanja duhet të na njohë, Katalonja nuk është rast i njëjtë
-
Borrelli thotë se mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga Spanja “s’paraqet problem për mua”
-
Pacolli: Serbia s’duhet ta njohë patjetër Kosovën, por s’duhet ta ndalë udhëtimin e saj
-
Pacolli: Kosova dhe Serbia duhet ta arrijnë pajtimin e madh
-
Spanja: Situata e Palestinës ndryshon prej asaj të Kosovës