Afro 1 mijë e 300 euro në muaj i duhet që të shpenzojë L. P. nga Prishtina për trajtimin e bashkëshortit të saj, i cili vuan nga sëmundja e kancerit. Citostatiku Cisplatin (ilaç për trajtimin e kancerit) është duke munguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe çmimi i këtij ilaçi në barnatore është 58 euro, shkruan sot Koha Ditore.
Cisplatin është një nga barnat që përdoren më së shumti për të sëmurët me kancer. Ai mund ta zëvendësohet me Carboplatin, por për shkak se sëmundja e afro 20 pacientëve është e avancuar dhe agresive, ata detyrohen ta blejnë Cisplatinin me paratë e tyre.
L. P. ka treguar për gazetën se është e nënta herë që asaj i duhet ta blejë ilaçin Cisplatin për bashkëshortin e saj.
“Çdo javë më duhet t’i shpenzoj nga 310 euro për ta kompletuar terapinë e tij. Këto shpenzime janë të tepërta për familjen tonë”, ka thënë ajo. [Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore]
-
Në QKUK mungojnë dy lloje të citostatikëve për kancer, pacientët i blejnë vetë
-
Të paktën 70 pacientë me kancer të gjirit dhe të lukthit prej një jave pa terapi mujore
-
Vonohet transferi nga Qeveria – mungon bari i 1500 eurove për të sëmurët me kancer
-
Në QKUK mungojnë 70 për qind e barnave kundër kancerit
-
QKUK-ja nuk ia del të furnizohet me disa lloje citostatikësh