Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pabarazia gjinore në vendet e punës, temë aktuale në Kosovë

Çështja e pabarazisë gjinore në vendet e punës vazhdon të mbetet një temë e cila diskutohet dhe kërkon vëmendje në Kosovë.

Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC, sot ka organizuar një konferencë pikërisht me fokus këtë çështje.

Sibel Halimi nga kjo qendër, në emisionin “Sot” të KTV-së ka shpalosur detaje për panelistët dhe temat që do të diskutohen në këtë konferencë njëditore.

Burimet e pabarazisë sociale dhe ekonomike në integrimin e grupeve të margjinalizuara në Kosovë, roli i shoqërisë civile në fuqizimin e grupeve të margjinalizuara, janë temat e paneleve kyçe.

Po ashtu edhe sa i përket diskriminimit në çështjet e trashëgimisë dhe pronës.

Intervistën e plotë ndiqeni në linkun e mëposhtëm.