Lidhja Demokratike e Kosovës, që synon të udhëheqë me qeverinë e re, nuk do të thërrasë seancën e Kuvendit për votimin e ekzekutivit të ri, pa u publikuar aktgjykimi i plotë i Kushtetueses për mandatarin.
Shefi i deputetëve të kësaj partie, Arben Gashi, ka thënë se akoma nuk e kanë zyrtarizuar përbërjen e ministrave nga partia e tyre, raporton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGashi ka thënë se kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, do të respektojë vendimin e Kushtetueses.
Një ditë pas vendimit të Kushtetueses, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka mbledhur strukturat udhëheqëse të partisë. Mustafa ka përmendur si mundësi që seanca e Kuvendit për votimin e qeverisë së udhëhequr nga LDK-ja të mbahet të shtunën ose të hënën.
Kryetari i LDK-së nuk pret nga ish-partneri qeverisës, Albin Kurti, që të bllokojë zyrat e ekzekutivit.
LDK-ja së bashku me AAK-në, Nismën dhe minoritetet, kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje. Me Avdullah Hotin tashmë i dekretuar për kryeministër, kjo parti synon të udhëheqë për herë të dytë me ekzekutivin kosovar.