Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se është në pritje të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e mandatarit.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se në mungesë të vendimit të plotë, është pezulluar edhe mbledhja e Kryesisë së partisë.
Ai i ka thënë KOHËS se sapo të pranojnë vendimin do të procedojnë tutje me hapat e ardhshëm për formimin e Qeverisë me kryeministër Avdulla Hotin.
“Ne ende nuk kemi marrë informacione nga Gjykata Kushtetuese se kur do të vjen vendimi i plotë, sapo ta marrim atëherë do të procedojmë tutje”, ka thënë ai.
KOHA ka provuar të marrë përgjigje nga Gjykata Kushtetuese se kur do t’iu dërgohet palëve vendimi i plotë, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.
Kushtetuesja ditë më parë vendosi në favor të dekretit të presidentit Hashim Thaçi për të mandatuar Hotin për kryeministër.
Edhe
LDK-ja mbledh Kryesinë, pritet të dalë emri i kandidatit për kryeministër
VV-ja si parti fituese insiston se vetëm asaj i takon formimi i Qeverisë.
Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti u rrëzua më 25 mars me mocion mosbesimi të iniciuar nga LDK-ja, që ishte edhe partnere e koalicionit.
-
Kushtetuesja publikon të plotë aktgjykimin për dekretin, i hap rrugë seancës për Qeverinë Hoti
-
LDK-ja pret vendimin e plotë për të vazhduar me votim të Qeverisë, VV-ja nis peticion për zgjedhje
-
Mustafa: Po e presim aktgjykimin e kompletuar për thirrjen e seancës, Kushtetuesja s’mbajti anë
-
Kushtetuesja do të punojë gjatë vikendit për llogari të Qeverisë së re