Me këtë kornizë ligjore, secili kryeprokuror mund të garojë që t’i bashkohet Këshillit Prokurorial dhe vartësit e tij do të ishin ata që do të votonin për të. Kjo e ka dukjen e një ndikimi të papërshtatshëm, nuk mund t’i shmangesh asaj dhe ligji e lejon këtë. Kështu, do të donim të shihnim që kjo të ndryshojë.
Edhe një gjë tjetër, anëtarët e KPK-së mund të tërhiqen dhe kolegët e tyre të jenë të pjesë e procesit të intervistimit për zgjedhjen e tyre si kryeprokurorë.
KD: Disa njerëz që janë në sistem duket se duan ta kontrollojnë atë. Pse ndodh një gjë e tillë?
Morton Owens: Nëse ju gjeni rrugë ta kontrolloni prokurorinë, policinë e gjykatën, nëse e kapni sistemin, ju e keni gjithë fuqinë. Çdokush duhet t’i nënshtrohet llogaridhënies, çdokush që e ka kryer një krim duhet të japë llogari, pavarësisht nivelit. Tani jemi duke parë që njerëzit në Kosovë po mund të marrin drejtësi, por vështirësitë, siç edhe e thekson edhe Raporti i Vendit, shfaqen kur është në pyetje korrupsioni i nivelit të lartë, ku nuk është arritur përparim si do të donim të shihnim.
KD: Por, a mund të flasim për “rrjet të njerëzve që janë në sistem, por edhe nëse shkojnë duan ta kontrollojnë sistemin”?
Morton Owens: Të jemi të qartë, KPK-ja po qe se nuk ka ndryshime deri në zgjedhjet e dhjetorit, përbërja e re e Këshillit (v.j) do t’i zgjedhë kryeprokurorët. Por, qëndrimi amerikan nuk është kundër ndonjë individi. Fatkeqësisht kemi parë media dhe grupe të shoqërisë civile që kanë thënë se SHBA është duke marrë në cak ndonjë individ të caktuar. Ne jemi duke u marrë me procesin në tërësi, pasi që ka shumë prokurorë, policë e gjyqtarë në këtë sistem me integritet të plotë.
KD: Por, njerëzit e këtij sistemi, përmes hapave të gabuar, a mund të kenë ndikuar që ky sistem “të prishet”? A mund të ndahen këto gjëra, nëse personat e dëmtojnë procesin?
Morton Owens: Ky është problemi. Problemi është që nuk ka kornizë ligjore që e parandalon atë. Ne e mirëpresim që KPK-ja të shtunën doli me komunikatë për atë se është në dijeni me shqetësimet e Ambasadës Amerikane, që është në dijeni që janë disa probleme, që do të bëjë përpjekje që të zbatohen së paku disa rregulla, por sistemi ligjor aktual nuk i mbështet në këtë aspekt. Kjo për shkak se dy vjet punë në procesin e Rishikimit Funksional kanë rëndësi aq të madhe dhe disa prej rekomandimeve që bën për të ndryshuar mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të KPK-së dhe kryeprokurorëve. Është ky një hap i rëndësishëm. Komuniteti ndërkombëtar qëndron prapa tij dhe do të donim të bëheshin më shumë lëvizje.
KD: Siç edhe e thatë, së shpejti u përfundon mandati anëtarëve të KPK-së. Cili është vlerësimi juaj në lidhje me punën e tyre këto vite?
Morton Owens: Dua ta përgëzoj Këshillin Prokurorial për disa gjëra të mrekullueshme që i ka bërë. Gjatë situatës pandemike ata ishin një nga institucionet e para që kaluan plotësisht punën në mënyrë virtuale, e cila ka qenë shumë e rëndësishme që infeksioni të mos shpërndahet në komunitetin prokurorial, ku ka pasur shumë raste. Ata e kanë shprehur idenë që procesi i vlerësimit të prokurorëve duhet të ribëhet dhe fokusi të jetë te kompetenca e tyre, e jo te numri i rasteve të përmbyllura. Dhe gjithashtu, jo sikurse të gjitha institucionet, KPK-ja (v.j) ka pranuar Rishikimin Funksional dhe ka përkrahur shumë ndryshime ligjore që komuniteti ndërkombëtar mendon që duhet të ndodhin. Pastaj, ajo çfarë është bërë me rastet që rrezikojnë parashkrimin. Ata kanë menaxhuar shumë raste të tilla. Prokuroria Speciale e Kosovës kohëve ka ndarë dhe specializuar prokurorët, pra ne kemi parë rritje në këto institucione dhe unë jam krenare që e përkrahim institucionin në përgjithësi. Të jemi të qartë, ne nuk do t’i bojkotojmë mbledhjet e KPK-së. Unë do të jem aty të shtunën.