Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), Hysni Gucati, ka kërkuar që procesi i verifikimit të veteranëve të kthehet në pikën zero. Ai ka thënë se është në të mirën e të gjithëve që të ndodhë një riverifikim i plotë i tyre.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Gucati ka deklaruar se për veteranët e “rrejshëm” dhe keqpërdoruesit e listave duhet të nxirret Ligji për amnisti.
Sipas tij, ata duhet të falen, por duhet t’i dorëzojnë certifikatat.
Mirëpo, nëse në afatin e paraparë nuk dorëzohen certifikatat, Gucati ka thënë se ata duhet të dënohen dhe t’i kthejnë mjetet.
Ai ka theksuar se politika e ka prishur këtë proces dhe ajo duhet ta rregullojë.
Gucati ka bërë me dije se nuk do të ketë ndërprerje të pensioneve pa vendim të gjykatës.
-
Kundërshtohet amnistia për veteranët 'mashtrues'
-
Gucati: Të amnistohen veteranët e rremë që vullnetarisht dorëzojnë certifikatat
-
Gucati: E mbështesim marshin e 12 shtatorit, por s’mund të jemi aty ku ftohet VV-ja
-
Gucati: E mbështesim “Marshin për liri”, por nuk mund të jemi aty ku ftohet Vetëvendosje
-
Gucati në Ditën e Veteranit: Nuk ndihemi të lirë, kemi problem me institucionet tona