Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), sot do t’ia dorëzojë Kuvendit të Kosovës kërkesën për ndryshim të Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë.
Sipas njoftimit, kërkesa do të dorëzohet në orën 15:00.
Më herët, udhëheqës të OVL të UÇK-së kanë thënë se Specialja është gjykatë diskriminuese, pasi po merret vetëm me shqiptarët. Po ashtu, ata kanë paralajmëruar një nismë për të ndryshuar ligjin në bazë të të cilit u themelua kjo gjykatë, në mënyrë që të hetojë të gjithë, pa dallim nacionaliteti.
Artikuj të ngjashëm
-
OVL-UÇK paralajmëron protesta, s’e përjashton përshkallëzimin
-
OVL e UÇK-së: Pretendimet e ZPS-së, tentim për kriminalizim të luftës çlirimtare
-
OVL-UÇK proteston më 16 nëntor para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg
-
Protestë edhe në Shqipëri: Kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë
-
Më 14 shtator protestohet para Speciales në Hagë