OVL e UÇK-së ka dalë në një konferencë për media pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kryetari i OVL-së, Hysni Gucati, ka thënë se dorëheqja e kryeministrit për t’iu përgjigjur Speciales, është për t’u përshëndetur, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi tutje ka shtuar se gjesti i Haradinajt ka dëshmuar se kombi është më i rëndësishëm derisa ka shtuar se ai do të dal i pafajshëm.
“Gjesti i tij që ka jep dorëheqje për t’iu përgjigjur Speciales është për tu përshëndetur. Me këtë ai ka dëshmuar se interesi mbi kombin është më i rëndësishëm. Ai serish do të dal i pafajshëm”, ka thënë ai.
Tutje, OVL i ka dënuar ftesat e Speciales derisa ato i kanë quajtur të papranueshme.
“OVL i dënon këto ftesa dhe për ne janë të papranueshme. Ne kemi luftuar për shtet sovran dhe jo për formim të gjykatave të tilla puro politike e të njëanshme ku përndiqen vetëm pjestarët e UÇK-së”, thotë ai.