Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

OVL e Dukagjinit uron Hardinajn

Përmes një kumtese për medie OVL UÇK Dukagjin, ka uruar zgjedhjen e Ramush Haradinajt për kryeministër të vendit, transmeton Koha.net.

Në këtë urim thuhet:

“OVL UÇK Dukagjin përgëzon të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e ç'bllokimit të shtetit dhe fillimin e punës së Qeverisë. Ne i urojmë Kryeministrit Haradinaj punë të mbarë dhe besojmë se si në luftë ashtu edhe tani, do jetë promotor i përparimit dhe përmirësimit të gjendjes, në të cilën ndodhet vendi”.