Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmanit i ndahet Çelësi i Qytetit të Tetovës

Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, i është ndarë Çelësi i Qytetit nga Komuna e Tetovës.

Pasi iu nda ky çmim, Osmani ka vlerësuar rolin historik të Tetovës për shqiptarët e Kosovës gjatë luftës, duke ua hapur dyert për t’i strehuar refugjatët e dëbuar më dhunë nga regjimi i Serbisë.

Në takim me kryetarin e Tetovës, Bilall Kasumi, sipas Presidencës, ndër të tjera është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit me komunat kosovare në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve nga të dy shtetet.

“Tetova dhe qytetarët e saj janë gjithnjë në zemrat e qytetarëve të Kosovës, prandaj sot, së bashku me kryetarin Kasami, rikonfirmuam angazhimin tonë për kultivimin e mëtejshëm të raporteve tona të veçanta”, ka thënë Osmani.