Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani uron presidentin e ri të Brazilit: Shpresoj ta thellojmë bashkëpunimin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar presidentin e zgjedhur të Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, për pozitën e re.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Osmani ka thënë të hënën, se shpreson që bashkëpunimi midis Kosovës dhe Brazilit të thellohet.

“E uroj presidentin e zgjedhur dhe popullin Brazilian për përfundimin e këtij procesi të rëndësishëm demokratik. Shpresoj të punojmë për thellim të bashkëpunimit mes vendeve tona”, ka shkruar Osmani.

 

 

Ish-presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva, ka fituar një mandat të ri në pushtet, pas garës së ngushtë në zgjedhjet presidenciale ndaj presidentit aktual, Jair Bolsonaro.

Edhe Osmani: Synoj edhe një mandat si presidente Arbëri Osmani: Synoj edhe një mandat si presidente

Da Silva ka fituar 50.9 për qind të votave, në krahasim me Bolsonaron, i cili ka fituar 49.1 për qind të votave, sipas Komisionit Zgjedhor.