Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar për fillimin e vitit të ri shkollor.
Osmani ka thënë se këtë vit, mësimi nuk po nis si çdoherë për shkak të COVID-19, porse sipas saj, sfida me pandeminë nuk është sfida e vetme.
Ajo ka thënë se sfidë është edhe nxënia e dijes.
“Prandaj, më lejoni që t’ju uroj një vit të mbarë, në të cilin do të keni shëndet të plotë dhe do të arrini rezultate të shkëlqyera në mësim. Jam e sigurt që edhe në rrethanat e sivjeme ju do t’ia dilni të dëshmoni përkushtim në mësim dhe të arrini rezultate të shkëlqyera. Ju duhet ta dini se secili vit sjell sfida të reja, por edhe kënaqësi të reja, ngjyra të reja të cilat jeta jua ka rezervuar. Uroj që ju t’i shndërroni ato në ngjyra suksesi për ju, familjet tuaja dhe gjithë shoqërinë. Ju priftë e mbara”, ka shkruar ajo.
-
Osmani uron Vitin e Ri: Të ecim përpara me përvojën dhe mësimet nga viti që po e lëmë
-
Osmani: Shkolla mbetet investimi më i rëndësishëm për shoqërinë
-
Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri: Qoftë vit i përmbushjes së aspiratave si shoqëri e shtet
-
Osmani: Ditët më të mira i kemi përpara
-
Osmani: Këta pesë vjet ishin rrugëtim i përbashkët për Kosovën