Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar në Shkup ku do të marr pjesë në takimin vjetor të krerëve të shteteve të rajonit në kuadër të Procesit të Brdo-Brione.
Siç ka bërë të ditur Presidenca, Osmani është paraparë të mbajë fjalim, e do të ketë edhe takime bilaterale me krerët e shteteve pjesëmarrëse.
Takimi i Brdo-Brione është ngjarje vjetore multilaterale në të cilën takohen presidentët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor si dhe të Sllovenisë dhe Kroacisë, e ku fokusi kryesor është në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe anëtarësimin e rajonit në BE.
Temat qendrore të takimit të sivjetmë janë përshpejtimi i procesit të anëtarësimit në BE, luftimi dhe zvogëlimi i pasojave nga ndryshimet klimatike në rajon, si dhe krijimi i kushteve për qëndrimin e të rinjve në Ballkanin Perëndimor.
Procesi i Brdo-Brione është një nismë rajonale e bashkëthemeluar nga presidentët slloven dhe kroat në vitin 2010.
Gjatë qëndrimit në Maqedoninë e Veriut, Osmani, përkrah presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe atij të Shqipërisë, Bajram Begaj do të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të bustit të Shën Terezës në hapësirën e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup.
-
Osmani në takimin e liderëve të rajonit në kuadër të Procesit Brdo-Brione
-
Sot mbahet samiti i procesit Brdo-Brioni, Osmani krah liderëve të rajonit
-
Osmani do të marrë pjesë në Brdo-Brioni
-
Liderët e rajonit mbërrijnë në Durrës për Samitin e Brdo-Brionit
-
Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në samitin e Brdo-Brionit flasim për perspektivën evropiane të rajonit