Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani tregon se si duhet ndalur ikja e mjekëve nga Kosova

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani ka takuar anëtarët e grupit parlamentar për shëndetësi në Bundestag, Erwin Rüddel nga CDU, Maria Klein-Schmeink nga Aleanca e të Gjelbërve si dhe Jan-Axel Voss, Zëvendësambasador në Kosovë dhe Jakob Fessmann, Zyra e Komitetit.

Osmani foli për evitimin e ikjes së mjekëve dhe infermierëve të rinj kosovarë për në Gjermani, duke thënë se për këtë duhet ndërtuar kanale zyrtare ku profesionistët shëndetësorë kosovarë shkollohen, punojnë dhe përgatiten në kushte të barabarta në Gjermani për një periudhë të caktuar e pastaj duke ju mundësuar që të kontribuojnë edhe në Kosovë.

“Për të evituar ikjen e mjekëve dhe infermierëve të ri kosovar për në Gjermani, duhet ndërtuar kanale zyrtare ku profesionistët shëndetësor kosovar shkollohen, punojnë dhe përgatiten në kushte të barabarta në Gjermani për një periudhë të caktuar e pastaj duke ju mundësuar që të kontribuojnë edhe në Kosovë. Në këtë drejtim dhe për të thelluar transferimin e njohurive shëndetësore gjermane në Kosovë mund të avancohet edhe telemjekësia me kosto shumë të ulët financiare”, ka thënë Osmani.

Ajo ka falënderuar deputetët gjermanë për bashkëpunimin dhe kontributin e deritanishëm të Bundestagut dhe Qeverisë gjermane në të gjitha fushat e zhvillimit në Kosovë, në veçanti në fushën e shëndetësisë.

“Thellimi i bashkëpunimit tonë duhet të orientohet drejt mbështetjes në sistemet e ofrimit të shërbimeve shëndetësore, aparaturë, përkujdesje primare, sekondare dhe terciare si dhe në fushën e sigurimeve shëndetësore ku Gjermania ka një përvojë të gjatë e të shkëlqyeshme”, u shpreh Osmani.

Edhe Wadephul kërkon formim të shpejtë të një qeverie stabile, Osmani mbështetje për Kosovën Arbëri Wadephul kërkon formim të shpejtë të një qeverie stabile, Osmani mbështetje për Kosovën

Duke ritheksuar rëndësinë e sektorit të shëndetësisë, Osmani shtoi se “për LDK-në nuk ekzistojnë shpenzime në përkujdesin shëndetësor por vetëm investime në mirëqenien e qytetarëve të Kosovës”.

Ndërkaq, po sot gjatë ditës, Osmani me një delegacion të LDK-së, ka pritur në takim edhe Tao Zhang, Zëvendësdrejtor Menaxhues i Fondit Ndërkombëtar Monetar.

Osmani i ka thënë Zhangut se “është objektivë e jona, në kuadër të programit të Qeverisë së re, e cila do të formohet shumë shpejt falë bashkëpunimit në mes të LDK-së dhe LVV-së, që të përqendrohemi tek rritja e punësimit ndër të rinjtë dhe gratë”.

Image

Sa i përket zhvillimit ekonomik, nënkryetarja e LDK-së theksoi se “sektori privat është motori kryesor i zhvillimit ekonomik përderisa Qeveria e re do të përqendrohet tek investimet në kapitalin dhe potencialin njerëzor të qytetarëve të Kosovës”.

Duke shprehur interesin e LDK-së të thellojë bashkëpunimin me FMN-në në kuadër të programeve qeverisëse, Osmani rikujtoi edhe një herë që “LDK, si parti e qendrës së djathtë, do të sigurohet që shpenzimet buxhetore të institucioneve kosovare gjithnjë do të jenë brenda kornizës së makrostabilitetit ekonomik në Kosovë, përgjegjësisë fiskale dhe maturisë buxhetore”.

Edhe Osmani insiston për anëtarësimin e Kosovës në BE, ministri gjerman kërkon formim të Qeverisë Arbëri Osmani insiston për anëtarësimin e Kosovës në BE, ministri gjerman kërkon formim të Qeverisë

Zhang, sipas njoftimit të LDK-së, ka falënderuar Osmanin për pritjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të promovuar nga LDK-ja në Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës.

“Duke falënderuar dr. Osmanin për zotimin për planifikim buxhetor të mirëfilltë, shpalosi edhe interesimin e FMN-së drejt politikave dhe programeve që avancojnë mbrojtjen e ambientit në Kosovë dhe anekënd botës”, përfundon njoftimi i LDK-së.