U vlerësua e dëmshme iniciativa parlamentare për shfuqizimin e dhomave të posaçme të Gjykatës Speciale, edhe në takimin që kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, Vjosa Osmani, pati sot me senatorin italian, Ludovico Sonego.
Kryetarja Osmani, pasi e falënderoi Senatorin për vizitën, e njoftoi atë për aspekte nga fushëveprimtaria e Komisionit, me theks të veçantë për angazhimet që ndërlidhen me diplomacinë parlamentare.
Me këtë rast, bashkëbiseduesit u angazhuan për fuqizimin e raporteve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Italisë, ndërkaq, rëndësi e veçantë gjatë këtij takimi, i është kushtuar iniciativës parlamentare për shfuqizimin e dhomave të posaçme të Gjykatës Speciale.
Lidhur me këtë, kryetarja e komisionit Osmani dhe Senatori Sonego vlerësuan se, kjo iniciativë është e dëmshme për Kosovën dhe të ardhmen e saj evropiane.
Në fund të takimit, Senatori Sonego, shprehi gatishmërinë e tij dhe të shtetit italian për të mbështetur edhe më tej Kosovën në agjendën e saj evropiane.
-
Osmani i ankohet Sorensenit për masat e BE-së, kërkon dialog të paanshëm
-
Osmani: Gabim që me Serbinë po diskutohen çështjet e mbyllura
-
Osmani: Franca ka rol kyç në procesin e dialogut, liberalizimit dhe integrimeve
-
Italia e interesuar për zhvillimet në Kosovë
-
Haliti thotë se përballja me Specialen është në interes të Kosovës