Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Italia e interesuar për zhvillimet në Kosovë

Deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj në cilësinë e zëvendëskryetarit të Komisionit për Integrime Evropiane, sot ka pritur në takim senatorin e Italisë, Lodovico Sonego, i cili shoqërohej nga ambasadori italian në Kosovës, Piero Cristoforo Sardi, njofton kumtesa parlamentare, transmeton Koha.net.

Në këtë takim u diskutua rreth angazhimit të shtetit të Kosovës që të bëhet pjesë e iniciativave për anëtarësim në organizatat rajonale, sidomos në Iniciativën Qendrore Evropiane (CEI), në të cilën senatori Sonega është kryetar i delegacionit parlamentar të Italisë në Iniciativën Qendrore Evropiane (CEI).

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Avancimi i raporteve në zhvillimin e diplomacisë parlamentare në mes dy vendeve do ishte lehtësim për Kosoven dhe ndihmese ne mbështetjen qe e jepe Italia për Republikën e Kosovës”, tha Zemaj.

Tema të takimit ishin edhe zhvillimet aktuale në vendin tonë, proceset integruese në kuadër të saj, si dhe temat që preokupojnë opinionin publik dhe janë përgjegjësi e institucioneve të Kosovës si: sundimi i rendit dhe ligjit, demarkacioni, si dhe përgatitje me fleksibile e legjislacionit që të kemi sa më shumë investime të jashtme e sidomos ato Italiane.

Senatori Sonego theksoi se shteti i Kosovës nuk duhet lejuar që të krijojë pasqyrë e cila do dukej si hezituese ne sundimin e ligjit, duke dhënë kështu një mesazh të qartë. Ai po ashtu, deklaroi mbështetjen e tij për Kosovën në vazhdimin e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe sidomos në procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE, duke kërkuar që institucionet e vendit t'i kryejnë obligimet e marra në këtë drejtim.