Pas ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, edhe ajo e Italisë ka shprehur mbështetjen e saj të plotë për deklaratën e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë lidhur me tri projektligjet që janë caktuar për shqyrtim të dytë nesër në Kuvendin e Kosovës.
Në reagimin e saj, kjo ambasadë ka thënë se përafrimi me standardet e BE-së dhe Këshillit të Evropës janë thelbësore për Kosovën.
Tutje i është bërë thirrje Kuvendit që t’i marrë parasysh ndryshimet e propozuara.
“E mbështesim plotësisht deklaratën e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë për Projektligjet për Zyrtarët Publikë, Komisionin e Pavarur për Media dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës. Përafrimi me standardet e BE-së dhe KiE-së është thelbësor për Kosovën dhe i bëjmë thirrje Kuvendit të Kosovës që t’i marrë parasysh ndryshimet e propozuara”, thuhet në reagim.
-
Rohde: Shumica e rekomandimeve të BE-së janë injoruar
-
Ambasada e Italisë: Shpresojmë në zgjidhje të shpejtë dhe konstruktive për çështjen e presidentit
-
BE: Për keqardhje që s’janë marrë parasysh rekomandimet për tri ligje
-
Ambasadori italian: Në Kushtetuese të dërgohet drafti i propozuar nga BE-ja
-
Ambasadori italian në Serbi: Pa progres në Asociacion, Kosova s’do të anëtarësohet në KiE