Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Xhavit Haliti, ka pritur sot në takim senatorin italian, Ludovico Sonego, i cili shoqërohej nga ambasadori i Italisë në vendin tonë, Piero Cristoforo Sardi.
Haliti dhe senatori Sonego diskutuan për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe temat që preukopojnë spektrin politik dhe opinionin publik në përgjithësi në Kosovë, si: demarkacioni me Malin e Zi, sundimi i ligjit, liberalizimi i vizave, si dhe nevoja që ka Kosova për investime italiane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë takim, u diskutua po ashtu edhe për Gjykatën Speciale. Nënkryetari Haliti përsëriti qëndrimin e tij kundër shfuqizimit të kësaj gjykate, me bindje se përballja në Gjykatën Speciale është në interes të Kosovës. Ai tha se nuk duhet lejuar që Kosovës t’ia dizajnojnë fotografinë kundërshtarët e saj.
Senatori italian, nga ana e tij, premtoi se Italia do ta mbështes Kosovën në procesin e anëtarësimit në BE, duke kërkuar që institucionet e vendit t'i kryejnë obligimet e tyre.
Të dy bashkëbiseduesit u dakorduam që në të ardhmen të dyja vendet të bashkëpunojnë edhe më ngushtë në të gjitha fushat.