Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është shprehur e tronditur me ngjarjen në Gllogjan, ku mbetën të vdekur tre persona.
Osmani u ka shprehur ngushëllime familjarëve të të vrarëve, ndërsa u uroi shërim të lënduarve.
“Tronditës lajmi për aktin kriminal në Gllogjan, në të cilin sipas të dhënave aktuale kanë humbur jetën 3 persona dhe ka mbetur një i plagosur. Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve të të vrarëve dhe uroj shërim të shpejtë për të lënduarin. Ftoj organet e rendit që sa më parë t`i zbulojnë autorët e krimit dhe t`i sjellin para drejtësisë. Sulmi ndaj autobusit me nxënës është goditje ndaj rendit e sigurisë sonë. Siguria e qytetarëve është prioritet, ndaj nuk do të zmbrapsemi në përmbushjen e këtij misioni”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Tronditës lajmi për aktin kriminal në Gllogjan, në të cilin sipas të dhënave aktuale kanë humbur jetën 3 persona dhe ka...
Posted by Vjosa Osmani on Friday, November 26, 2021
-
Prokuroria: Hetimet për sulmin në Gllogjan nuk janë të lehta
-
Presidentja Osmani u dërgon telegram ngushëllimi familjeve të të vrarëve në Gllogjan
-
Meta pas krimit në Gllogjan: Autorët meritojnë ndëshkimin më të ashpër ligjor
-
Haxhiu pas krimit në Gllogjan: Kriminelët duhet të përballen me drejtësinë
-
Vrasja e trefishtë në Gjilan, Osmani thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë për veprim urgjent