Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar pas sulmit me armë zjarri ndaj një autobusi në Gllogjan të Deçanit, ku mbetën të vdekur tre persona dhe një i plagosur.
Meta ka thënë se ka besim të plotë te institucionet përgjegjëse të Kosovës që të zbulojë sa më parë autorët, që sipas tij, meritojnë ndëshkimin më të ashpër ligjor.
“Thellësisht i tronditur nga akti kriminal në Gllogjan të Deçanit, ku sipas të dhënave paraprake raportohet për tre humbje jete dhe një të plagosur. Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin e plotë familjeve të të vrarëve dhe të gjithë popullit të Kosovës, duke bashkëndarë me ta dhembjen e madhe për këtë ngjarje shumë të rëndë. Të lënduarit i uroj shërim sa më të shpejtë dhe përgëzoj ekipet mjekësore për përkushtimin dhe profesionalizmin, që po dëshmojnë! Kam besimin e plotë se institucionet përgjegjëse dhe drejtësia në Republikën e Kosovës do të zbulojnë sa më parët autorët, që meritojnë ndëshkimin më të ashpër ligjor”, ka shkruar Meta në Facebook.
-
Prokuroria: Hetimet për sulmin në Gllogjan nuk janë të lehta
-
Reagon Borrell: Përgjegjësit e sulmit në Gllogjan duhet të sillen para drejtësisë
-
Rama reagon pas tragjedisë në Gllogjan
-
Kurti: Policia është mobilizuar me kapacitetet e saj të plota për ta hetuar këtë krim të rëndë
-
Kryeprokurori kërkon ndihmën e qytetarëve që kanë informata për rastin në Deçan