Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, ka uruar Albin Kurtin për marrjen e pozitës së kryeministrit.
Ajo ka thënë se votimi i tij sot në Kuvend është reflektimi më i saktë e më i sinqertë i vullnetit të qytetarëve, ashtu siç është shprehur më 14 shkurt.
Osmani ka thënë se sfidat janë të shumta, qoftë ato të trashëguara e qoftë ato të reja, por në rrugëtimin që filloi sot, ka uruar që vendimet e politikat e tij të jenë shëmbëlltyra më e mirë e nevojave, kërkesave e ëndrrave të qytetarëve të Kosovës.
“Sot është jo vetëm Ditë e Bardhë, por një kapitull i ri në historinë e Republikës, ndaj pres që së bashku të punojmë drejt përmbushjes së pritshmërive të qytetarëve tanë, ashtu siç i kanë shprehur ata zëshëm në kutitë e votimit. Qoftë fillim i mbarë e një rrugëtim nga i cili do të dalim të gjithë faqebardhë! Na priftë e mbara në rrugëtimin tonë të drejtë, me të cilin Kosova jo vetëm do ta përjetojë ndryshimin, por edhe do ta ndjejë çdo ditë, në çdo hap dhe për çdo gjë! Për krejt dhe pa përjashtim, për të gjithë dhe pa dallim, për Kosovën shtëpi tonë të përbashkët”, ka shkruar ajo.
-
Vjosa Osmani: Kosova do të ndryshojë
-
Osmani: Kur e kam informuar Kurtin se i kemi 82 vota, më ka thënë tash s’i ki votat e VV-së
-
Osmani mandaton Kurtin për formim të Qeverisë
-
Kurti shkon te Osmani për të marrë mandatin për kryeministër
-
Osmani uron Haxhiun: Mandati të shquhet për vendime të rëndësishme shtetërore