Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se administrata amerikane sërish ka rikonfirmuar se dialogu mes Kosovës e Serbisë duhet të jetë i përqendruar te njohja e ndërsjellë.
Osmani në konferencë në media në Prishtinë pas vizitës në SHBA ka cekur për disa pika që ka biseduar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.
“U rikonformua nga administrata amerikane që procesi të përqendrohet në njohje të ndërsjellë dhe natyrisht ne kemi shprehur qëndrimet tona e kemi informuar në detaje Sekretarin ku qëndrojmë në disa prej marrëveshjeve, si ajo për energjinë, në diskutime tjera”, tha Osmani.
Osmani ka shtuar se është biseduar me Blinkenin edhe për rritjen e njohjeve të Kosovës.
“Shumica dërrmuese e njohjeve e anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare që i ka sot Kosova janë në masë të madhe fal mbështetjes së SHBA-së. Prandaj kemi diskutuar në esencë se si mund të fuqizohet pozita ndërkombëtare e Kosovës, duke u siguruar që Kosova të anëtarësohet edhe organizata tjera ndërkombëtare me ndihmën e SHBA-së”, tha Osmani.
Edhe
Kosova dhe SHBA-ja në një linjë për “formulën” e normalizimit të raporteve me Serbinë
Osmani ka thënë se është biseduar edhe për hapat për anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për Paqe të NATO-s.
Osmani: Me Blinkenin u bisedua për Manastirin e Deçanit në kontekstin e vendimit të Kushtetueses
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se në takimin në SHBA me Sekretarin Amerikan, Antony Blinken është folur edhe për Manastirin e Deçanit, por nuk është biseduar edhe për “Ballkanin e Hapur”.
“Sa i përket çështjes së ‘Ballkanit të Hapur’ nëse i referohemi takimit me Blinkenin, nuk është shtruar kjo fare. As nuk është përmendur. Sa i përket Manastirit të Deçanit është shtruar në kontekst që gjithmonë e kemi dëgjuar nga pala amerikane, në kontekst të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, tha Osmani.
Edhe
Osmani: Aleanca me SHBA-në mbetet boshti i pathyeshëm
E kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se 80 për qind e vëllimit kohor të takimit kishte të bënte me marrëdhëniet bilaterale Kosovë – SHBA dhe kontekstin ndërkombëtar.
“SHBA-ja e njeh Kosovën plotësisht siç e ka shpallur veten – shtet sovran, demokratik. Për SHBA-në Kosova është shtet normal. Por, ajo çka nuk është normale është marrëdhënia me Serbinë. Marrëdhënia me Serbinë nuk është normale. Me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut e Malin e Zi është normale, por jo me Serbinë. Kjo duhet normalizuar. Si duket formula e normalizimit, pajtohemi me SHBA-në, marrëveshje ligjërisht të obligueshme për normalizim të plotë që në qendër ka njohjen e ndërsjellë. Është përmendur tema e Manastirit të Deçanit. Por, po e ritheksoj se vëllimi kohor i takimit përgjithësi ishte rreth 80 për qind në kontekst ndërkombëtar dhe marrëdhënie bilaterale Kosoëv – SHBA”, tha Kurti.