Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se më 26-30 shtator të vitit 1991, Kosova e shprehu me referendum vullnetin politik të qytetarëve të saj për shtet të pavarur, në një organizim të pashoq për rrethanat e atëhershme, duke e rikonfirmuar vullnetin e pakthyeshëm të qytetarëve të saj për liri e demokraci, të shprehur paraprakisht në Deklaratën e 2 Korrikut dhe të kodifikuar juridikisht në Kushtetutën e Kaçanikut.
“Referendumi i vuri themelet e para të shtetit të Kosovës. Ai qe një deklarim plebishitar jo vetëm për pavarësinë e vendit, por edhe për përcaktimin e Kosovës për demokraci përfaqësuese. Ai e vulosi dëshirën e qytetarëve të vendit për të jetuar të mosvarmë dhe u hapi udhë proceseve të pandalshme drejt jetësimit të shtetit, nën udhëheqjen e prijësit të saj historik, Presidentit Rugova”, ka thënë Osmani. “Në këtë përvjetor, ne i kujtojmë me respekt të gjithë ata që organizuan ose iu përgjigjën thirrjes për referendum. Ata u kujdesën që zanafilla e shtetit të ri të mbajë vulën e deklarimit të lirë të qytetarëve të saj. Vullneti i tyre qe përcaktues për të ardhmen e vendit tonë”.
-
Osmani për Kushtetutën e Kaçanikut: Hapi rrugën drejt pavarësisë
-
Osmani: Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut, ngjarje emblematike
-
Osmani në 32 vjetorin e Deklaratës Kushtetuese: Themelet e shtetit janë ngritur mbi të
-
36 vjet nga “Republika e Parë”
-
Osmani: UÇK-ja është ideali më i madh që kanë ndërtuar shqiptarët