Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, duke kujtuar krimet e luftës, ka thënë se për herë të parë Kosova kishte një Qeveri që në programin e saj kishte përgatitjen e padisë për gjenocid kundër Serbisë.
Ajo ka kujtuar rastin e Dren Cakës, i cili është i vetmi i mbijetuar i masakrës së forcave serbe të kryera gjatë natës së 1 dhe 2 prillit të vitit 1999 në shtëpinë e tij në Gjakovë
Osmani përmes një statusi në Facebook ka thënë se “për herë të parë, Kosova kishte institucione që flisnin para gjithë botës për vuajtjen e fëmijëve gjatë luftës dhe kërkonte drejtësi për ta dhe insistonte që nuk ka paqe pa drejtësi”.
“Ta kujtojmë këtë sot e çdo ditë, përderisa përkujtojmë fëmijët e vrarë, masakruar e të djegur për së gjalli, në Gjakovë e anekënd Kosovës”, ka shkruar ajo.
Dje është shënuar 21-vjetori i Masakrës në lagjen Qerimi në Gjakovë.
-
Osmani pas kërkesës së ZPS-së: Gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe ato të luftës i kreu Serbia
-
Kurti: Kosova s’e harron kurrë gjenocidin e kryer nga Serbia
-
Osmani për Masakrën e Mejës: Çdo person i zhdukur është betim i yni për drejtësi
-
Osmani: 26 vjet më parë Polaci përjetoi ndër ofensivat më të egra të regjimit gjenocidal serb
-
Osmani: Paqja e qëndrueshme është e mundur vetëm kur ka drejtësi për viktimat