Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në hapjen e Javës së Bibliotekës, që sivjet shënon shënon edicionin e 18-të. Nga aty, Osmani ka bërë të ditur se nga sot fillon punën edhe biblioteka presidenciale “Ibrahim Rugova”.
“Për ne bibliotekat përbëjnë qendra të ruajtjes së kujtesës sonë të përbashkët, kemi nevojë ta bëjmë sa më dukshëm rolin e bibliotekave. Kam nderin qe sot në fillimin e Javës së Bibliotekës dhe shënimit të Ditës së Presidentit, të iu kumtoj qytetarëve që sot nis punën edhe biblioteka presidenciale “Ibrahim Rugova”, që është fryt i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve tona dhe përkrahjes nga miqtë tanë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo bibliotekë do të mbledhë dhe do të ruajë dokumente zyrtare e personale, artefakte e materiale historike që dokumentojnë historinë e shtetformimit dhe jetën institucionale të Kosovës, mbi të gjitha në periudhën e rëndësishme të udhëheqjes dhe kontributit të presidentit historik por edhe shumë bashkëpunëtorëve të tij të cilët edhe sot i shoh këtu mes nesh. Misioni i kësaj biblioteke do të jetë t’ia ofroj çdo qytetari mundësinë e qasjes në këtë arkiv duke mbështetur kështu hulumtimin dhe kuptimin më të mirë të historisë sonë kombëtare, vuajtjet e sakrificat nëpër të cilat ka kaluar kombi ynë e shteti ynë”, ka thënë Osmani.
Osmani ka thënë se kjo bibliotekë do të jetë vendi që promovon vlerat e demokracisë dhe shtetit të Kosovës. Derisa shtoi se Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Pjetër Bogdani, do të jetë burim tejet i rëndësishëm për bibliotekën presidenciale.
Presidentja e Kosovës shtoi se Java e Bibliotekës u jep zë sfidave te shumta dhe nevojave që kanë bibliotekat për përkrahje nga institucionet në rritjen e kapaciteteve të tyre. /KP
-
Komuna e Prishtinës thotë se ka nismuar park përkujtimor e bibliotekë presidenciale për Rugovën
-
Osmani e Rama flasin për mundësinë e ndërtimit të bibliotekës “Dr. Ibrahim Rugova”
-
Biblioteka Presidenciale – trashëgimi kujtese për brezat e ardhshëm
-
Nënshkruhet marrëveshja për bibliotekën “Ibrahim Rugova”
-
Osmani: Trashëgimia politike e Rugovës mbetet themel i kulturës politike të Kosovës