Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani njoftoi komandantin në ardhje të KFOR-it për sfidat e sigurisë në veri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim komandantin në ardhje të KFOR-it, gjeneralmajorin Özkan Ulutaş, që ishte i shoqëruar edhe nga komandanti aktual, gjeneralmajori Angelo Michele Ristuccia.

Osmani ka njoftura ata për sfidat e sigurisë në veri të shkaktuara nga strukturat ilegale të dirigjuara nga Serbia.

“Gjatë takimit presidentja Osmani ka theksuar nevojën për rritjen dhe thellimin e bashkëpunimit në mes të KFOR-it dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, në funksion të menaxhimit efektiv të sfidave të mjedisit të sigurisë rajonale dhe më gjerë. Ajo e njoftoi komandantin në ardhje të KFOR-it për këto sfida të sigurisë, të cilat në veri të vendit shkaktohen për shkak të strukturave ilegale të dirigjuara nga Serbia, të cilat poashtu kanë udhëhequr sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it më 29 maj si dhe sulmet e njëpasnjëshme ndaj policisë së Kosovës dhe gazetarëve”, ka njoftuar Presidenca.