Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ambasadorin e ri të Belgjikës në Kosovë, Frederic Meurice.
Osmani në takim ka folur për situatën politike dhe procesin e dialogut me Serbinë.
“Kryetarja ka përsëritur qëndrimin se rendi kushtetues i Kosovës dhe karakteri unitar janë të pacenueshme dhe se Kosova duhet të njihet me kufijtë e saj aktual. Më tej, ajo ka thënë se Kosova dhe Serbia mund të arrijnë një marrëveshje finale, vetëm kur drejtësia t`i paraprijë paqes e pajtimit. Ndër të tjera, në takim u diskutua bashkëpunimi bilateral, teksa kryetarja Osmani përmend mbështetjen e shtetit belg në sferën e arsimit. Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin ndër parlamentar, si dhe formimin e Grupit të Miqësisë me Belgjikën”, është njoftuar nga Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun i Kuvendit të Kosovës.
-
Osmani takon ambasadorët e shteteve të BE-së: Urgjente heqja e masave të padrejta ndaj Kosovës
-
Osmani takon Sorensenin: Do të punojmë me aleatët që dialogu të përmbyllet me njohje të ndërsjellë
-
Osmani: BE-ja të kërkojë ndryshimin e Kushtetutës nga Serbia, e jo nga Kosova
-
Osmani e Willems vlerësojnë se Kosova duhet të tregojë pjekuri politike
-
Osmani: Dështimi nuk është opsion, duam që pritjet e qytetarëve t’i bëjmë realitet