Presidentja Osmani takoi ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier dhe përfaqësues të ambasadave të Shteteve të Bashkuara në rajon
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, dhe përfaqësues të ambasadave të Shteteve të Bashkuara në vendet e rajonit.
Në fokus të takimit, sipas njoftimit të Presidencës, ishte partneriteti me Shtetet e Bashkuara, rëndësia e forcimit të bashkëpunimit ekonomik dhe në fushën e energjisë, bashkëpunimi rajonal, si dhe zhvillimet e fundit në vend, rajon dhe më gjerë.
Në lidhje me zhvillimet e fundit, “Osmani ka theksuar se institucionet tona mbeten plotësisht të angazhuara për të kontribuar në mënyrë aktive për paqe dhe siguri të qëndrueshme në vend dhe rajon, në bashkëpunim dhe koordinim me partnerët tanë ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.
Osmani po ashtu ka thënë se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara për partneritetin e palëkundur me Shtetet e Bashkuara.
“Në këtë drejtim, Presidentja ka theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe atë në fushën e sigurisë në mes të dy vendeve”.
-
Osmani e Hovenieri diskutojnë për ndryshimet në administratën amerikane
-
Osmani dhe Hovenier flasin për përpjekjet për intensifikim të bashkëpunimit Kosovë-SHBA
-
Osmani takohet me Hovenierin, diskutojnë për çështje të sigurisë
-
Osmani takohet me ambasadorin Hovenier, diskutojnë për gjendjen e sigurisë
-
Osmani pret në takim Hovenierin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë