Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten ka marrë pjesë në një ceremoni inaugurimi të një rruge me emrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova në Shkup.
Rruga “Ibrahim Rugova” është në komunën e Çairit në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.
Osmani është parë e pranishme së bashku me vajzën e ish-presidentit Rugova, Teuta.
Presidentja e Kosovës po qëndron për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Ajo dje u takua me krerët institucionalë e mori pjesë në aktivitete të ndryshme.
Artikuj të ngjashëm
-
Osmani e Siljanovska-Davkova diskutojnë mbi thellimin e bashkëpunimit
-
Osmani udhëton në Shkup për takimin e liderëve të rajonit në kuadër të Procesit Brdo-Brione
-
Osmani udhëton për në Turqi, merr pjesë në ceremoninë inauguruese të Erdoganit
-
Osmani nis vizitën në Maqedoni
-
Osmani të mërkurën në Maqedoni të Veriut