Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani merr mbështetje nga ambasadorët e Finlandës, Norvegjisë e Çekisë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot ambasadorët e Finlandës, Norvegjisë dhe Çekisë.

Në takimin me ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, Osmani ka pranuar urimet për zgjedhën e saj në krye të Kuvendit, derisa Stjernvall ka premtuar se do të angazhohet në përkrahjen e iniciativave në funksion të forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë.

Në takim u diskutua lidhur me planin e punës së Kuvendit edhe në fushën e diplomacisë parlamentare, si dhe për mbikëqyrjen sa më efektive të punës së ekzekutivit.

Në takimin me ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondah, Osmani ka thënë se po përpiqen që ta fuqizojnë rolin e punës së Kuvendit të Kosovës, në funksion të efikasitetit të punës së institucioneve, rritjes së transparencës dhe afirmimit të të drejtave të njeriut.

Në takim u diskutua mundësia e bashkëpunimit parlamentar me shtetin e Norvegjisë si dhe thellimit të bashkëpunimit edhe në fusha tjera.

Edhe Osmani diskutoi me ambasadorët e Quint-it zhvillimet e fundit politike në Kosovë Arbëri Osmani diskutoi me ambasadorët e Quint-it zhvillimet e fundit politike në Kosovë

Gjatë ditës së sotme, Osmani, u takua edhe me ambasadorin e Republikës Çeke, Pavel Bílek.

Në këtë takim, ambasadori Bilek i dorëzoi kryeparlamentares Osmani telegramin e urimit nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të Senatit Çek, Jiri Ruzicka, për marrjen e mandatit të kryetares së Kuvendit.

Me këtë rast, ambasadori Bilek potencoi gatishmërinë e Republikës Çeke të rrisë bashkëpunimin me Republikën e Kosovës, sidomos në fushën e ekonomisë. Në të njëjtën kohë, ambasadori Bilek konfirmoi përkrahjen e shtetit çek për mbështetjen e Kosovës në procesin e integrimit evropian.

Ndërkaq Osmani shfaqi përkushtimin për dinamizimin e punës së legjislativit kosovar.

Edhe Osmani pret ambasadoren finlandeze, kërkon dialog me parime të qarta Arbëri Osmani pret ambasadoren finlandeze, kërkon dialog me parime të qarta

“Kuvendi duhet të miratojë ligje kualitative që do ta përmirësojnë jetën e qytetarëve”, ka thënë ajo.

Ajo ka potencuar nevojën e bashkëpunimit ndërpartiak dhe krijimin e konsensusit nacional për çështjet që ndërlidhen me agjendën evropiane, si dhe luftimin e krimit e korrupsionit në vend. ​