Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Sekretaren Parlamentare në Ministrinë e Mbrojtjes së Gjermanisë, Siemtie Moeller.
Osmani gjatë takimit me Moellerin ka biseduar për zhvillimet e fundit në rajon dhe dialogun. Po ashtu ka diskutuar për integrimin e Kosovës në organziata ndërkombëtare.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Sekretaren Parlamentare të Shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes të Gjermanisë, Siemtje Möller, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, sfidat e sigurisë në rajon si dhe për procesin e dialogut. Në takim u diskutua edhe për integrimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës, si dhe anëtarësimin në NATO, prandaj u theksua ndikimi dhe roli shumë i rëndësishëm i Republikës Federale të Gjermanisë në këto institucione. Në këtë takim, Presidentja Osmani shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e lartë për përkrahjen e Gjermanisë, ministrisë së Mbrojtjes dhe forcave gjermane ndaj Kosovës në rindërtimin, pavarësinë, shtetndërtimin, zhvillimin dhe forcimin e Republikës së Kosovës dhe institucioneve të saj të mbrojtjes dhe sigurisë”, thuhet nga Presidenca e Kosovës.
Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Sekretaren, Siemtje Moeller. Në takim ishte edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Joern Rohde.
“Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij dhe shtetit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë, veçanërisht në sektorin e mbrojtjes duke theksuar rolin dhe rëndësinë që Bundesëehr ka luajtur për sigurinë e vendit përmes misionit të KFOR-i në Kosovë dhe ngritjes së kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kontingjenti i KFOR-it gjerman vazhdon të jetë më i madhi në Kosovë. Ai e njoftoi për vëmendjen që i është dhënë mbrojtjes gjatë qeverisjes së deritanishme, buxhetin që i është ndarë Ministrisë së Mbrojtjes, i cili këtë vit ishte mbi 200 milionë euro apo më shumë se 2% e Bruto Produktit Vendor, dhe rritjen e investimeve në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Megjithëkëtë, kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Gjermaninë dhe mbështetjes së vazhdueshme të KFOR-it me qëllim garantimin e sigurisë dhe paqes në vend dhe rajon. Gjatë takimit u diskutua edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, procesin e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe për marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit”, thuhet nga Kryeministria.
-
Ngërçi në Kuvend dhe perspektiva euroatlantike, tema të bisedimeve të Osmanit e Kurtit me Reiffenstuel
-
Osmani i kërkon Gjermanisë mbështetje për integrimin e plotë ndërkombëtar të Kosovës
-
Osmani e Kurti marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih
-
Osmani kërkon mbështetjen e Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në organizata
-
Situata e sigurisë në vend, Osmani diskuton me deputetin gjerman