Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në 35-vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut ka thënë se ajo ishte shkëndija që mbajti gjallë shpresën dhe qëndresën.
Sipas saj, kjo Kushtetutë ishte themeli mbi të cilin u ngrit Republika e Kosovës.
“Më 7 shtator 1990, delegatët e Kuvendit të Kosovës i dhanë jetë Kushtetutës së Kaçanikut, aktit më të lartë të guximit politik dhe besimit në lirinë dhe pavarësinë tonë. Kjo Kushtetutë ishte shkëndija që mbajti gjallë shpresën dhe qëndresën, si dhe themeli mbi të cilin u ngrit Republika e Kosovës”, ka thënë ajo.
Sipas saj, ky akt sublim ishte më shumë se një dokument juridik.
“Ishte betim që Kosova do të jetë e lirë dhe e pavarur në mesin e kombeve të tjera të lira. Sot, përulemi me nderim para atyre që guxuan atëherë kur duhej të rrezikonin gjithçka dhe me krenari vazhdojmë rrugën që ata trasuan”, ka thënë ajo, thuhet në një komunikatë për media.
35 vjet nga shpallja e Kushtetutës së Kaçanikut
Më 7 shtator 1990, delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, që kishin shpallur Deklaratën e...-
35 vjet nga hedhja e themelit të Republikës
-
Kurti për 7 Shtatorin: 36 vjet nga shpallja e Republikës së Kosovës në Kaçanik
-
Haxhiu: Kushtetuta e Kaçanikut dëshmoi vullnetin e Kosovës për të vendosur për fatin e saj
-
36-vjetori i Deklaratës Kushtetuese
-
Osmani: UÇK-ja është ideali më i madh që kanë ndërtuar shqiptarët