Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dënoi sulmet ruse mbi Ukrainë, duke e quajtur gjenocidal vrasjen e civilëve dhe shkatërrimin e infrastrukturës.
Osmani shkroi në Twitter të hënën se ky krim lufte duhet të ndiqet penalisht “dhe autorët të sillen para drejtësisë”.
“Ukrainës duhet t’i jepen mjetet e duhura ushtarake për të mbrojtur veten”, shkroi Osmani, duke theksuar se Kosova qëndron me Ukrainën.
Kievi u sulmua mëngjesin e së hënës, me ç’rast të paktën tetë persona u vranë e disa të tjerë u plagosën. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ftoi mbledhje emergjente të G7, derisa tha se Rusia po synon ta shkatërrojë popullin ukrainas.
Për sulmin rus reaguan edhe shumica e shteteve perëndimore. Rusia e dëmtoi edhe ndërtesën ku ndodhet konsullata e Gjermanisë në kryeqytetin e Ukrainës.
-
Zelensky: Rusia duhet të mbahet përgjegjëse
-
Osmani: Ashtu siç dështuan në Kosovë, forcat barbare do të dështojnë edhe në Ukrainë
-
Osmani: Duhet të jemi të bashkuar kundër Rusisë dhe aleatëve të saj
-
Osmani: Të mbështetet Ukraina, të mos shpërblehet agresioni i Rusisë
-
Osmani takon Zelenskyn, flasin për luftën në Ukrainë