Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani kërkon nga Katari lehtësim të regjimit të vizave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin jorezident të Katarit në Kosovë, Ali bin Hamad Al-Marri.

Osmani gjatë takimit ka kërkuar nga Katari lehtësim të regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Presidentja Osmani ka falënderuar ambasadorin Al-Marri për ftesën dhe ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve janë të shkëlqyeshme. Më tej, presidentja Osmani ka theksuar se Kosova është e interesuar për zgjerimin e bashkëpunimit politik, ekonomik, në fushën e mbrojtjes, kulturës dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm. Në kontekst të këtij bashkëpunimi, presidentja Osmani ka kërkuar nga Katari lehtësimin e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhet nga Presidenca.

Artikuj të ngjashëm