Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se institucionet do të angazhohen maksimalisht për t’i mbështetur komunat e prekura nga vërshimet.
Siç është njoftuar nga Presidenca, Osmani të premten ka vizituar Klinën, Skenderajn e Mitrovicën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Presidentja Osmani ka vizituar biznese dhe ekonomi familjare, të cilat kanë pësuar nga vërshimet. Në këtë frymë, Presidentja ka kërkuar nga strukturat e sigurisë dhe të emergjencave, të angazhohen maksimalisht për t’u dalë në ndihmë qytetarëve dhe për t`i zvogëluar pasojat e krijuara nga kjo situatë e jashtëzakonshme”, thuhet në njoftim.
Osmani ka falënderuar Forcën e Sigurisë, Policinë, zjarrfikësit, autoritetet komunale dhe të gjithë ata të cilët ndodhen në terren në zonat më të rrezikuara, që sipas saj, janë në gatishmëri të plotë për t’u ofruar ndihmë qytetarëve dhe për ta mbrojtur secilën jetë.
“Presidentja Osmani në të tri komunat ka ofruar mbështetjen institucionale dhe ka potencuar se jeta, shëndeti dhe pronat e qytetarëve, janë prioritet absolut, ndaj nevojitet angazhim dhe solidaritet i të gjithëve në një situatë të tillë”, vijon njoftimi.
Vërshimet kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa prej komunave të Kosovës. Skenderaj, Mitrovica, Klina, Peja e Istogu janë qytetet më të prekura nga vërshimet.
{gallery}