Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani i kërkon Pahorit t’i jepet shtytja e fundit liberalizimit të vizave për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, që shteti i tij t’i japë një shtytje të fundit procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Osmani ka thënë të mërkurën në Prishtinë, në një konferencë të përbashktët me Pahorin, se Kosova ka besim të plotë se Sllovenia do të mbetet zëri i saj në strukturat ku nuk është e pranishme.

“Ne kemi nevojë për përkrahjen dhe lidershipin tuaj në mënyrë që rrugëtimi jonë drejt strukturave euroatlantike të përmbyllet sa më shpejtë dhe me sukses. Dyert e BE-së dhe NATO-së jo vetëm që duhet të jenë të hapur për vendet që vërtetë i përfaqësojnë dhe frymojnë me vlerat e tyre, por është koha e fundit që të kuptohet qartë se prezenca në këto struktura është garanci për paqe dhe zhvillim të plotë. Ne mbesim besimplotë që Sllovenia vazhdon të mbetet zëri ynë aty ku nuk mund të jemi të pranishëm. Gjersa po i afrohemi liberalizimit të vizave për Kosovën, kërkoj edhe një herë që t’i jepni një shtytje të fundit këtij procesi në mënyrë që edhe qytetarët e Republikës së Kosovë të kenë mundësi ta vizitojë vendin tuaj të bukur por edhe gjithë Evropën njësoj si evropianët e tjerë”, ka thënë Osmani.

Ajo ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se zgjidhja e vetme për paqe dhe stabilitet afatgjatë është njohja reciproke mes dy vendeve.


Osmani: Kosova i ka zbatuar 99 për qind të obligimeve të saj nga dialogu

Edhe Osmani pret nga Austria dhe Sllovenia ta përkrahin Kosovën si shtet kandidat në BE Arbëri Osmani pret nga Austria dhe Sllovenia ta përkrahin Kosovën si shtet kandidat në BE

Kosova i ka zbatuar 99 për qind të obligimeve të saj nga dialogu me Serbinë, ka deklaruar të mërkurën presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një konference për media në Prishtinë, me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.

Osmani ka thënë se e vetmja marrëveshje që nuk është zbatuar është ajo për formimin e Asociacionit të komunave serbe.

Sipas saj, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur shumë shkelje në këtë marrëveshje dhe se si e tillë nuk mund të zbatohet.

“Ajo marrëveshje bie ndesh me rendin kushtetues të Kosovës sepse Kushtetuese ka gjetur 23 shkelje të Kushtetutës tonë në atë marrëveshje. Marrëveshjet e tilla nuk janë asnjëherë mbi Kushtetutën. Ne do ta respektojmë dhe zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetues, ne nuk mund të krijojmë entiteti multietnike. Ne nuk mund të shtyjmë përpara zgjidhje të shekullit të kaluar të cilat i ndajnë njerëzit por qëllimi ynë është që të gjithë njerëzit të integrohen dhe tu realizohen të drejtat kushtetuese sipas parimit të multietnicitetit. Si presidente e vendit, alternativa ime e vetme është Kushtetuta e Republikës së Kosovës”, është shprehur Osmani.

Edhe Osmani u kërkon ambasadorëve të mos lejohet asnjë kusht shtesë për lilberalizim të vizave Arbëri Osmani u kërkon ambasadorëve të mos lejohet asnjë kusht shtesë për lilberalizim të vizave

Sipas saj, çfarëdo zgjidhje që nuk ka të bëjë me njohjen reciproke mes dy vendeve, nuk do të sjellë paqe dhe stabilitet.

Pas takimit me Osmanin, Pahor është pritur edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.