Presidentja Vjosa Osmani ka ftuar subjektet politike për takim të mërkurën, më 4 qershor, për konsultime për të caktuar datën e zgjedhjeve lokale.
Lajmi u bë i ditur nga këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina. Ai ka thënë se menjëherë pas konsultimeve, presidentja do ta caktojë datën e zgjedhjeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në bazë të kompetencave kushtetuese, Presidentja Osmani ka ftuar subjektet politike në takim të mërkurën, më 4 qershor 2025, për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Menjeherë pas konsultimeve, Presidentja do të caktojë datën e zgjedhjeve”, ka thënë ai.
Zgjedhjet e shkuara lokale ishin mbajtur në tetor të vitit 2021.