Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar Komunën e Prishtinës ku është takuar me kryetarin Shpend Ahmeti, dhe siç njofton kumtesa, e ka përgëzuar për menaxhimin e deritashëm të situatës me pandeminë Covid-19.
Në kumtesë thuhet se të dy theksuan se siguria qytetare është primare dhe se duhet fuqizuar bashkëpunimin ndërinstitucional në përballimin e pandemisë.
“Kryetarja Osmani potencoi se menaxhimi i situatës me pandeminë duhet të jetë fokus i gjithë spektrit politik dhe se bashkërendimi i nivelit lokal me atë qendror me qëllim të ndërmarrjes së hapave konform vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duhet të vihet në funksion të tejkalimit të kësaj situate”, thuhet në kumtesë.
Osmani dhe Ahmeti, thuhet tutje, kanë ftuar qytetarët të përmbahen nga daljet e panevojshme dhe t`i respektojnë masat e kërkuara nga institucionet e vendit.

-
Kryeparlamentarja Osmani bisedoi me zyrtarë të OBSH-së për nevojën e bashkëpunimit
-
Osmani pret ambasadorët e Quintit, i informon për hapat që do t'i ndërmarrë
-
Osmani viziton Vushtrrinë, thotë se investimi në shëndetësi është i domosdoshëm
-
Osmani takon ambasadorët e shteteve të BE-së: Urgjente heqja e masave të padrejta ndaj Kosovës
-
Osmani i kërkon BE-së heqjen e masave e Britanisë mbështetje në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes