Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani bashkëbisedoi me zyrtarë të Zyrën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani ka mbajtur sot një takim virtual me dr. Sergei Koryak, zyrtar ndërlidhës i OBSH-së në Kosovë, si dhe me zyrtaren profesionale të emergjencave, dr. Isme Humolli.
Ata diskutuan për nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe OBSH-së në përpjekje për menaxhim të suksesshëm të pandemisë COVID-19.
Kryetarja Osmani i ka njoftuar zyrtarët e OBSH-së në lidhje me iniciativën ligjore të ndërmarrë me qëllim që vendimet për masat anti-Covid të kenë bazë ligjore, teksa organet e rendit të kenë mundësinë e veprimit aty ku hasen shkelje.
Gjithashtu, në këtë takim u potencua rritja e fokusit ndaj sektorit të shëndetësisë, ngase pandemia nuk ka përfunduar, ndaj veprimet e vonuara mund të shkaktojnë efekt zinxhiror dhe dëme më të mëdha.
Palët diskutuan edhe për rëndësinë e shembullit që duhet të paraqesin liderët institucionalë, duke respektuar masat mbrojtëse, për të ndërtuar një normë të re të sjelljes në kohë pandemie.
-
Osmani njofton Kosnettin për urgjencën e miratimit të marrëveshjeve ndërkombëtare
-
Osmani takoi shefat e grupeve parlamentare, kërkon konsensus rreth nismës legjislative për pandeminë
-
Osmani e Ahmeti thirrje qytetarëve të përmbahen nga daljet e panevojshme
-
Osmani takon shefin e OSBE-së: Raportet e OSBE-së të pasqyrojnë me saktësi realitetin në terren
-
Osmani kërkon ndihmë nga Japonia për kalimin e gjendjes me pandeminë