Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar me Medalje Presidenciale Ushtarake udhëheqësit ushtarakë amerikanë në KFOR.
Me medalje janë dekoruar kolonelin Chris M Mabis, nënkoloneli Jared B. Sheets, e po ashtu togeren Ryann Laky.
“Me rastin e përfundimit të mandatit të tyre, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Ushtarake: kolonelin Chris M Mabis dhe nënkolonelin Jared B. Sheets, për udhëheqjen dhe përpjekjet e jashtëzakonshme për garantimin e sigurisë, paqes dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës, gjatë shërbimit të tyre në kuadër të forcave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë. Ajo poashtu i ka ndarë Mirënjohje Presidenciale togeres Ryann Laky nga Shtabi i Gardës Kombëtare të Indianës, për kontributin e saj në ndërlidhjen dhe bashkëpunimin me policinë e Kosovës si dhe fuqizimin e grave në sektorin e sigurisë. Pasi që ka falënderuar të tre ushtarakët amerikanë dhe gjithë ushtarë e KFOR-it për angazhimin e tyre për garantimin e sigurisë dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke rrezikuar edhe jetën e tyre, Presidentja Osmani theksoi se lidershipi i tyre ka luajtur rol thelbësor në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon në një kohë të ndjeshme”, thuhet nga Presidenca e Kosovës.
{gallery}
Ndërkohë Osmani ka falënderuar ushtarakët amerikanë për kontributin.
“Populli i Kosovës është përherë falënderues ndaj kontributit të pazëvendësueshëm dhe të çmuar të Ushtrisë amerikane dhe ushtrive të tjera aleate për paqen dhe stabilitetin. Marrëdhëniet tona me SHBA-të janë ekzistenciale dhe nuk do të ndalemi në angazhimin për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve strategjike në mes të Republikës se Kosovës me Shtetet e Bashkuara te Amerikës”, tha Osmani.
-
Osmani dekoron futbollistët e Kosovës
-
Osmani në takim me Prattipatin: Theksova rëndësinë e pranisë së KFOR-it në Kosovë
-
Osmani: Prania e Ushtrisë së SHBA-së, jetike për paqen dhe sigurinë në Kosovë e rajon
-
Osmani dekoron Kearnsin e cila alarmonte që serbët po kontrabandonin armë në kishat ortodokse
-
Osmani e komandanti i KFOR-it diskutojnë për "kërcënimet me dronë" nga Serbia