Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka shprehur mbështetje të palëkundshme për Kosovën.
Ajo përmes një postimi në Facebook, të hënën, ka shkruar se gjatë funeralit shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II, në emër të Kosovës i ka shprehur Bidenit mirënjohje të palëkundur.
Ajo ka takuar Bidenin gjatë ceremonisë.
“Nder i veçantë të bisedoja me Presidentin Biden sot gjatë Funeralit Shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II. Presidenti Biden shprehu mbështetjen e tij të palëkundur për vendin tonë dhe në emër të popullit të Kosovës i shpreha mirënjohjen dhe përkushtimin tonë për partneritetin e palëkundur në mes të Kosovës dhe SHBA-ve”, ka shkruar ajo.
Osmani po qëndron në Mbretërinë e Bashkuar ku po merr pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II, mes shumë liderëve botërorë.
-
Osmani në pritjen e presidentit Biden: Aleancë që qëndron në themelet e shtetit tonë
-
Osmani takon Bidenin: Aleanca e lirisë, aleanca e përjetshme
-
Bideni uron për 15-vjetorin e Pavarësisë, përmend njohjen reciproke me Serbinë
-
Osmani takon Blinkenin, e falënderon për angazhimin për paqe dhe stabilitet
-
Presidentja Osmani fotografohet me Bidenin: Miqësi e përhershme me SHBA-në